Ruud van Nilsterooy, trajneri i PSV:

Sport

“Që në momentin që u mësuam me shortin, nuk e kam parë skuadrën time si favorite për të kaluar më tej. Edhe pas ndeshjes së parë, nuk mendoj se kemi ndonjë avantazh ndaj kundërshtarëve. Ata e kanë ruajtur bërthamën e skuadrës që shkoi në ‘Europa League’ sezonin e shkuar dhe kanë bërë disa përforcime të rëndësishme. Në takimin e parë, mendoj se bëmë një lojë të mirë. E dinim që do të ishte një mision i vështirë, pasi luanim ndaj një skuadre shumë fizike, në një stadium shumë të vështirë. Mendoj se rezultati 2-2 ishte shumë i drejtë. E kemi analizuar me kujdes të gjithë sfidën e luajtur në Skoci dhe jemi përpjekur të nxjerrim mësime nga gabimet që kemi bërë. Patëm kohë mjaftueshëm për të punuar në disa aspekte që na penalizuan në atë 90 minutësh dhe mendoj se kemi arritur aty ku duam. Kemi ambicien e duhur dhe dëshirën për të shkuar gjithnjë lart e më lart. Lojtarët flasin vetëm për këtë gjë. Është një ëndërr për të gjithë që të luajnë në ‘Champions League’, prandaj duhet ta kuptoni se sa e rëndësishme është kjo për ta.”