Rusi-Kroaci është çerek-finalja e dytë, eliminohet Spanja dhe Danimarka

Sport

world cup
Rusi-Kroaci do të jetë çifti i dytë çerek-finalistë. Dita e 17-të e botërorit ofroi të tjera surpriza në këtë edicion të jashtëzakonshëm. Përballja Spanjë-Rusi, e cila shihej si tejet favorizuese për La Rojan e Fernando Hierros rezultoi krejt tjetër gjë. Në një ndeshje ku Spanja theu rekordin e më shumë pasimeve gjatë një ndeshjeje botërori, plot 1006, vetëm 21 më pak se sa 4 ndeshjet e mbledhura bashkë të Rusisë këtë edicion, La Roja vuajti jashtë mase për të shënuar. Ignashevich shënoi autogol, duke u bërë lojtari më në moshë që shënon në portën e tij në një botëror, 38 vjec e 352 ditë. Por gjithcka u barazua 4 minuta përpara fundit të pjesës së parë. Dzyba realizoi me penallti dhe që nga ajo minutë nisi ferri për Spanjën. Me shifrat 1-1 ndeshja shkoi në shtesë. Erokhin për Rusinë, u bë zëvendësuesi i katërt dhe i pari që hidhet në fushë në shtesë sipas rregullave të reja.

world c 2018

Por asgjë nuk ndryshoi dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Aty Rusia ishte perfekte. Koke dhe Aspas dështuan përballë kapitenint Akenfeev dhe Rusia meritoi biletën për në cerek-finale. Sfida tjetër Kroaci-Danimarkë iu drejtua gjithashtu njëmbëdhjetëmetërshave. Në Novgorod nisi gjithcka shpejt me gola të Jorgensen dhe Mandzukic në më pak se 5 minuta lojë. Por pasi u realizuan këto gola, ndeshja u bë tejet e mbyllur. Skuadrat luajtën fort dhe në minutat e fundit përllogaritën penalltitë. Modric humbi një në pjesë shtesë, por më tej nuk ishte ai humbësi te Kroacia. Eriksen, Badelj, Pivaric dhe dy lojtarë të Danimarkës humbën penallti, Rakitic në fund mposhti Schmeichelin dhe kualifikimi i përkoi ballkanasve që do të sfidojnë rusët më 7 korrik.