Rusi 2018, Zanetti thotë se ky botëror mund t’i japë Neymarit atë çka i ka munguar në raport me Messin dhe Ronaldon

Sport

neymar
Ky botëror mund t’i japë Neymarit dorën e fundit për t’u bërë më pas lojtari më i mirë në planet. Këtë gjë nënkupton me analizën e tij një legjendë e Argjentinës sikurse është Javier Zanetti. Brazili kuotohet shumë si favorit për ta fituar kampionatin Rusi-2018-të, ndërsa Neymar ka si objektiv të lërë prapa të gjitha kritikat që e kanë shoqëruar që pas transferimit te PSG vitin që shkoi. Ish-mbrojtësi i Argjentinës dhe Interit, Zanetti beson se 26-vjecari është shumë pranë nivelit të dyshes së Topit të Artë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. “Neymari është shumë i fuqishëm.

messi

Ka teknikë dhe aftësi të mira, shumë të përafërta me ato të Messit dhe Ronaldos. Besoj se Kupa e Botës mund t’i japë atij atë çka i ka munguar deri më sot” ka thënë Zanetti. Neymar ka luajtur deri më tani 85 ndeshje për Brazilin. Ai është cilësuar një nga lojtarët më me prespektivë të historisë së fubtollit të Selecciaos, megjithatë që pas humbjes 7-1 me Gjermaninë katër vite më parë, gjërat nuk është se kanë shkuar për mirë për të. Pasi iu rikthyer skuadrës prej një lëndimi në këmbë, ai u shfaq në formë duke realizuar edhe gola. Neymar fillë u krahasua me rekorde të emrave legjendarë si Pele apo Romario, por ai me modesti tha se nuk mund të krahasohet me ta. Nëse i shkojmë për linjë fjalëve të Zanettit, një Kupë Bote për Neymar do ta bënte realisht në të njëjtat nivele me Messin e Cristianon, për të mos thënë dicka më përpara.

 ronaldo