Rusi 2018-të, Zlatan e thekson sërish se do marrë pjesë

Sport

zlatannn
Zlatan Ibrahimovic nuk lë moment pa e theksuar se do jetë në Rusi 2018-të dhe këtë gjë e ka thënë edhe në emisionin e Jimmy Kimmel ndërsa ishte i ftuar special pas atij debutimi të jashtëzakonshëm me L.A Galaxy pak ditë më parë. Pavarësisht faktit se është tërhequr nga përfaqësuesja suedeze, Ibrahimovic ka deklaraur prej kohësh dëshirën për të luajtur në botëror duke ndezur një debat më vete në këtë pjesë. U fol shumë se ai nuk është në gjendje të mirë fizike dhe për këtë Ibra tha se prandaj e kërkoi transferimin në Los Angeles, për të treguar të kundërtën. 36-vjecari ka shënuar 3 gola në 3 ndeshje të luajtura në Major League Soccer. Deklaratat e tij për të luajtur në botëror u përballën me një sërë kontestimesh mediatike.

ibraaa

U përfol se një marrëveshje e tija me një kompani lojërash fati mund të bënte që FIFA të mos e lejonte në Rusi, Ibra u përgjigj se “askush s’e ndalonte dot”. Me të njëjtën arrogancë ai ka vazhduar të postojë mesazhe të tilla në twitter ndërsa nga Federata Suedeze nuk ka pasur një qëndrim konkret për këtë pjesë. Në emisionin e Kimmel Zlatan u shpreh pa keqkuptime “Një Kupë Bote pa mua s’do ishte më një Kupë Bote. Unë do shkoj, do jem atje, nuk po flas më tepër sepse po ta them do më vrasin, ndaj po tregohem i kujdesshëm tani për tani” – ka thënë shtatlarti duke nënkuptuar se për këtë temë do ketë të tjera informacione që do të bëhen publike në ditët në vazhdim. Suedia ndodhet në grupin f me Gjermaninë Meksikën dhe Korenë e Jugut. Kupa e botës nis zyratrisht në qershor.