Rusi 2018, Silva e thotë hapur se nuk mund t’i premtojë Brazilit kupën

Sport

thiago silva

Në prag të kupës së botës Rusi 2018-të, kapiteni i Brazilit Thiago Silva ka premtuar ndeshje të forta, por kurrësesi titullin kampion. Mbrojtësi i PSG-ës ka qenë tejet i sinqertë me deklaratën e tij të bërë së fundmi teksa ka thënë se nuk mund ta premtojë dot suksesin në Rusi, pasi në garë ka plot përfaqësuese të tjera, të cilat kanë një nivel të lartë në organikë. Përfaqësuesja amerikano-latine, ende nuk e ka harruar humbjen 7-1 të pësuar në botërorin e fundit përballë Gjermanisë. Brazilianët kanë kërkuer prej kohësh një lloj hakmarrje në këtë pjesë dhe shtypi në Rio ka qenë tejet kërkues duke nënkuptuar se vetëm një titull kampion do të mund ta çbënte çnderimin e botërorit të kaluar.

thiago

Por përballë këtyre kërkesave një lojtar si Thiago Silva ka dashtur t’i heqë presionet skuadrës. “Kemi shansin të luajmë një tjetër botëror dhe pse jo të rishkruajmë historinë tonë. Titullin s’mund t’jua premtoj, por ndeshjet e mira po!” – ka thënë 33-vjecari, i përfolur shumë rreth një largimi nga PSG. Aktualisht përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Tite ka kryer seancat stërvitore në Londër të Britanisë së Madhe. Neymar, është ylli i skuadrës dhe të gjithë shpresojnë fort që ai të jetë në formë në Rusi edhe pse vjen pas një ndërhryrjeje kirurgjikale. 26-vjecari ka treguar se ka ende disi frikë për të luajtur në 100 përqindëshin e tij, pork a qetësuar brazilianët duke thënë se ka ende kohë për t’u riaftësuar plotësisht.