Mohamed Salah është besimplotë se do jetë në gjendje për të diskutaur botërorin me Egjiptin. Sulmuesi i Liverpoolit u lëndua në shpatull pas një kontrasti tejet të diskutuar me Sergio Ramosin në minutën e 26-të. Ai e la fushën në lotë duke trishtuar tejmase tifozët e të kuqve. U pandeh më e keqja, por 25-vjecari duket se do të shtrëngojë dhëmbët dhe do bëjë të pamundurën për të mos munguar me Egjiptin në botërorin Rusi-2018-të. “Dashuria dhe mbështetja juaj do më japin forcën që më duhet” shkroi në Twitter lojtari i vitit në Premier-League, autor i 44 golave me Liverpoolin.
Federata Egjitpiane e Futbollit raportoi në Twitter se lëndimi i Salahs ishte diçka serioze. 25-vjecari thuhet se ka ndrydhur shpatullën duke lënduar edhe ligamentet, por që me pak optimizëm gjendja mund të rikuperohet. Zhgënjimi në Kiev ishte i jashtëzakonshëm për Momo Salahn, i cili humbi jo vetëm finalen me Realin e Madridit, por edhe duelin direkt me Ronaldon për Topin e Artë. Për faktin se nuk mundi të shënojë gol ai mbeti prapa Lionel Messit për sa i përket realizimeve brenda një sezoni me klubet. Sidoqoftë, duket se gjendja nuk e ka dekurajuar Momon i cili shpreson që të jetë gati për përballjen me Uruguain më 15 qershor në Rusi.