Rusi 2018, rekordet që mund të vulosen këtë botëror

Sport

cvfus
Rusi 2018-të mund të qëllojë të jetë një botëror rekordesh. Statistikat flasin për plot gjasa të tilla. 135 vjeçare është mosha totale e kombinuar mes Oscar Tabarez dhe Fernando Santos. Nëse Uruguai dhe Portugalia ndeshen mes tyre do të jetë rekord për sa i përket kësaj statistike. Rekordi mbahet me moshën 133 dhe 9 muaj kur Greqia e Otto Rehhagelit u përball me Nigerinë e Lars Lagerback në Afrikë të Jugut tetë vite më parë. Portieri Esam El-Hadary i Egjiptit nëse luan, mund të thyejë rekordin e kolumbianit Mondragon si lojtari më në moshë që shkelmon një top në botëror. El-Hadary është 45-vjeç, 2 vite më shumë se rekordi i Mondragon. 6 gola si kapiten është rekord i Maradonës në botërore. Messit i duhen tre për ta thyer këtë statistikë. 5 gola në tre botërore të ndryshme, është rekordi që gjëmon Thomas Muller, i cili mund të bëhet i vetmi në këtë statistikë duke lënë prapa emra si Cubilla apo Klose, pikërisht ky i fundit është dhe golshënuesi historik me 16 realizime. Prezenca në 5 botërore, është ajo që gjëmon 39-vjeçari Rafa Marquez, i cili nëse luan me Meksikën do t’i bashkohet emrave si Carbajal, Matthaus dhe Buffon. Dhe në fund, nëse Franca shpallet kampione atëherë Didier Deschamps do t’i bashkohet legjendave si Beckenbauer dhe Zagallo të cilët e kanë fituar Kupën edhe si lojtar edhe si trajner.