Rusi 2018, Kane thotë se Anglia mund ta fitojë botërorin

Sport

harry12
“Anglia mund ta fitojë botërorin” kështu mendon kapiteni i saj, Harry Kane. Sulmuesi i Tottenhamit, autor i 41 golave për këtë sezon, ka thënë të tijën për atë çka e pret përfaqësuesen e “Tre Luanëve” në Rusi muajin e ardhshëm. 24-vjecari i cili u besua kapiten nga Gareth Southgate ka deklaruar me besim se grupi aktual që ka përfaqësuesja mundet t’ia dalë mbanë. “Eshtë e pamundur që të mos e ëndërrosh këtë trofe, sepse ti përfaqëson vendin tënd dhe është ndër më prestigjiozët. Unë besoj fort se mund ta fitojmë” – ka thënë Kane, i cili në këtë deklaratë shtoi si argument faktin se futbolli tanimë nuk njeh favoritë.Ai tha se në fillim të sezonit askush nuk e priste që Liverpooli të ishte në finalen e Champions League-ës. “Kemi skuadër të re, por me plot talente dhe ky është aseti jonë më i mirë” – ka shtuar më tej sulmuesi i Tottenhamit.

kane

Ndërkohë të shumta kanë qenë diskutimet se kush do të ishte kapiteni te “Tre Luanët”. Në garë ishin Kane dhe Handerson i Liverpoolit, por kapiteni i të kuqve, i cili të shtunën do drejtojë redsat në finalen e Champions League-ës, është lënë zëvendës-kapiten. Vetë Kane këtë mundësi e ka ndarë me një postim në Twitter duke publikuar një foto të tijën kur ishte i vogël dhe kishte gjithashtu shiritin e kapitenit në krah në skuadrat zinxhire të Anglisë. Në botërorin Rusi2018-të, përfaqësuesja e Tre Luanëve ndodhet në Grupin G me Belgjikën, Tunizinë dhe Panamanë.