Rusi 2018, e premton Rojo, Argjentina do të bëjë çmos për ta fituar kupën

Sport

rojo
Lojtarët e Argjentinës do të bëjnë çmos për ta fituar botërorin, ky është premtimi i Marcos Rojo, i cili ka folur për shtypin pak përpara seancës stërvitore të radhës që përfaqësuesja albiceleste ka zhvilluar këtë javë. 28-vjecari i Manchester United-it, ka luajtur deri më tani 56 ndeshje për përfaqësuesen. Ai së bashku me shokët e tij të skuadrës, vuajtën një humbje 1-0 finalen e botërorit që shkoi. “Për ne argjentinasit është gjë e madhe të veshësh fanellën e përfaqësueses. E ndjejmë shumë përgjegjësinë kur jemi në fushë dhe luajmë për kombëtaren” – tha Rojo, i cili më tej këmbënguli se e gjithë organika e përzgjedhur nga Jorge Sampaoli është e mirë-fokusuar te një synim i vetëm, që është titulli kampion bote.

rojo1

“Do bëjmë të pamundurën për t’i dhuruar patriotëve tanë mundësinë për të festuar një tjetër trofe të rëndësishëm” – tha shtatlarti argjentinas. Rojo do të luajë kundër Nigerisë, Kroacisë dhe Islandës në Grupin D. Pikërisht ndaj përfaqësueses afrikane, 28-vjecari ka mundur të shënojë edhe golin e tij të parë me Argjentinën, gjë të cilën shpreson ta ripërsërisë. Edhe pse thotë se grupi është i vështirë, ai rikujton se me Lionel Messin në fushë gjërat bëhen gjithmonë optimiste. Aktualisht përfaqësuesja e Sanpaolit anuloi ndeshjen miqësore me Izraelin, kjo pas situatës politike që po kalon ku vend pas shpalljes së Jeruzalemit kryeqytet zyrtar. Sidoqoftë, amerikanolatinët ndihen gati për botërorin, që starton më 16 qershor.