Rusi 2018, Cilët janë 10 lojtarët më të rinj që do të luajnë në botëror

Sport

rusi
Të jesh pjesë e kombëtares në një botëror është një privilegj i madh dhe një arritje e rëndësishme. Ka nga ata që nuk ia dalin dot asnjëherë përgjatë karrierës së tyre, por ka edhe nga ata që e bëjnë këtë në një moshë fare të re. Por cilët janë 10 lojtarët më të rinj në “Rusi 2018”, ku padyshim do jetë edhe vëmendja e shumë klubeve këtë verë?! Mesfushori ofensiv i Australisë, Daniel Arzani është i vetmi lojtar që ka lindur në vitin 1999 dhe që luan në këtë botëror. Arzani, vetëm 19 vjeç, ka luajtur edhe dy herë për Australinë dhe ka shënuar golin e parë për senior në një ndeshje miqësore kundër Hungarisë. Kylian Mbappe, 1 muaj i vjetër se Arzani, pati një debutim të mahnitshëm më skuadrën e parë të Monakos në moshën 16 vjeçare dhe shumë shpejt u bë pjesë e rëndëishme e kombëtares së Francës. Achraf Hakimi, mbrojtësi anësor i Real Madrid është i treti në këtë listë. Ai numëron 6 ndeshje me kombëtaren e Marokut dhe pritet të jetë thelbësor në performancën e kombëtares nga Afrika veriore.

wc
Nigeria është skuadra me moshën mesatare me të re. Francis Uzoho, portieri 19 vjeçar është i njohur si portieri më i ri që ka debutuar në La Liga dhe tashmë mund t’i drejtohet një tjetër rekordi. I pesti renditet Trent Alexander-Arnold i Anglisë. Anësori i Liverpool nuk është ndonjë surprizë tek lista e “tre luanëve”, pasi zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Liverpoolin.Pas tij vijnë në radhë Moussa Wague nga Senegali, i cili është pjesë e Eupen në Belgjikë. I shtati është mesfushori nga Panamaja, Jose Luis Rodriguez, i cili do të mbushë 20 vjeç më 19 qershor. Atë e ndjekin mbrojtësi Ian Smith nga Kosta Rika dhe anësori Ismaila Sarr i Senegalit. Ndërsa listën e mbyll Lee Seung-Woo i Koresë së Jugut, i cili ka zhvilluar 14 paraqitje me Hellas Veronan këtë sezon.