Dy nga pretendentet kryesore të kampionatit Botëror, Argjentina dhe Brazili zyrtarizuan pasditen e së hënës listën e tyre të lojtarëve që do të mund të diskutojnë trofeun prestigjoz muajin e ardhshëm. Argjentina e Jorge Sampaolit bëri me dije fillimishit emrat e grupit prej 35 të grumbulluarve. Përveç emrave të padiskutueshëm si Messi, Aguero apo Higuain, në këtë listë spikasin edhe përzgjedhjet e Di Marias, Paulo Dybalas dhe Mauro Icardit. Përvec tyre në listë janë edhe Perotti i Romës dhe Lautaro Martinez i Racing Club. Në konsideratë për një vend në botëror figuron edhe Federico Fazio po i verdhekuqve, veterani ish-i Barcelonës, Javier Mascherano apo Marcos Rojo i Manchester Unitedit.
Nga kjo listë prej 35 emrash, mbetet për t’u parë se kush do jetë përzgjedhja finale e 23 lojtarëve që Sampaoli do të çojë në Rusi. Dilemat më të mëdha janë në sulm, ku konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe dhe emrat në lojë janë të shumtë. Ndërkohë Brazili ka përpiluar menjëherë 23-shen. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Tite ka bërë me dije grupin përfundimtar që do të marrë në botëror dhe nga ky grup spikasin mungesat e Alex Sandros së Juventusit dhe David Luiz ndërsa janë grumbulluar emra si Danilo, Fagner dhe David Luiz të Chelsea-it. Për sulmin konfirmohen Neymar, Gabriel Jesus, Firmino dhe Douglas Costa.