Rusët e Lokomotiv-ës kërkojnë pikë, por tek Juventus mendojnë për kualifikimin

Sport

Yuri Semin, trajneri i Lokomotiv: “Do të ruajmë balancën mes mbrojtjes dhe sulmit, por e vërteta është se jo çdo gjë është në dorën tonë. Nëse Juventus do të na lërë hapësira, ne do të sulmojmë edhe më shumë se në ndeshjen e parë. Është e rëndësishme për ne që të marrim ndonjë pikë. Nuk mund të parashikojmë lëvizjet taktike të kundërshtarëve përpara ndeshjes, por kemi disa ide në mendjet tona, të cilat mund t’i vëmë në fushë në varësi të situatave të ndryshme. Të gjithë janë të kënaqur që do luajmë sërish kundër Juventus. Në fushën tonë ndihemi më të fortë dhe me mbështetjen e duhur, mund të marrim një rezutlat të mirë. Nëse nga kjo ndeshje do të marrim pikë, atëherë mund të kemi mundësinë të luajmë sërish në Europë.”
Eder, sulmues i Lokomotiv: “Më pëlqen fakti që do të sfidohem me lojtarin më të mirë në botë për mua dhe një shok skuadre tek kombëtarja. Cristiano Ronaldo është një lojtar model, nga i cili gjithmonë mëson. E gjithë skuadra ndihet gati për këtë ndeshje dhe jemi të vetëdijshëm se mund të marrim një rezultat pozitiv. Ekipi e tregoi dhe në ndeshjen e kaluar se kemi cilësitë e mjaftueshme për të ndëshkuar edhe një skuadër si Juventus, por gjithësesi ky mbetet një mision i vështirë.”
Maurizio Sarri, trajneri i Juventus: “Luajmë në ‘Champions League’ dhe e kam thënë edhe më parë se këtu nuk ka favoritë. E pamë edhe në ndeshjen e parë që ata na e bënë shumë të vështirë, por goli kësaj here vlen kualifikimin. Duhet të përqëndrohemi në lojën tonë. Kam vënë re se bëjmë ende disa gabime që mendoj se duhet t’i kishim zgjidhur më parë. Ende ka vend për përmirësim dhe po punojmë që të arrijmë në nivelin e dëshiruar sa më shpejt. Tani Lokomotiv-a luan në shtëpi dhe nuk mendoj se do të mbyllen në mbrojtje. Kjo do të thotë se do na duhet të vrapojmë akoma më shumë, por gjithashtu duhet të jemi edhe më të kujdesshëm me hapësirat që lëmë pas.”
Wojciech Szczęsny, portier i Juventus: “Ndihemi më të fortë se më parë dhe skuadra ka fituar vetëbesim për t’u përballur me çdo sfidë. Jemi përpjekur të ruajmë balancat në skuadër dhe në ndeshjen e parë provuam se i kemi aftësitë për të dalë nga situata të ndryshme e të vështira. Lokomotiv-a tregoi se nuk fal nëse i lëmë më shumë hapësria se ç’duhet, prandaj duhet të bëjmë kujdes. Tani që ata luajnë në fushën e tyre, për ne mund të jetë edhe më e komplikuar. Gjithësesi, jemi të qetë dhe të përqëndruar për të dhënë më të mirën tonë në fushën e lojës.”