Thomas Muller nuk do të largohet kurrë nga Bayerni i Munich-ut, kështu të paktën beson Drejtori Ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge. Numri një i klubit bavarez shpreson që Muller të qendrojë me Bayernin deri në fund të karrierës. 25-vjecari sezonin e kaluar shënoi 21 gola dhe shërbeu 18 asiste, duke ngjallur kështu interesimin e Manchester United, por Rummenigge thotë se ai nuk do të largohet kurrë nga Allianz Arena.
Duke folur për prestigjiozen gjermane Bild, 59-vjecari u shpreh se “kishte besimin se Muller do të qëndronte për jetë te Bayerni”. Ndër të tjera numri një i bavarezëve bëri me dije se kishte në plan që në fund të karrierës, 25-vjecarit t’i ofrohej një tjetër rol në klub.
Muller ka luajtur me Bayernin që në moshën 10-vjecare. Në total numëron 304 ndeshje dhe 120 gola. Me bavarezët ka fituar katër tituj të Bundesligës, tre Kupa të Gjermanisë dhe një Champions League.
Ndërkohë Rummenigge ka thënë të tijën edhe për sa i përket cështjes së Pep Guardiolës, kontrata e të cilit përfundon vitin e ardhshëm, por numri një i Bayernit u shpreh i bindur se spanjolli do të rinovojë.