Rummenigge, Bayerni e vetmja skuadër që është e aftë ta mundë Realin

Sport

rume
“Nëse ka ndodnjë skuadër të aftë për ta mundur Realin e Madridit, ajo është padyshim Bayerni i Munich-ut” kështu mendon Drejtori i Përgjithshëm i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge. Dy javë më parë Bayerni fitoi matematikisht kampionatin ndërsa të martën sigluan finalen e Kupës së Gjermanisë. Në Munich pritshmëritë janë për një tjetër tripletë me mjeshtrin Jupp Heynckes. Objektivi sipas Rummenigges është që të arrihet edhe finalja e Champions League-ës dhe këtu nënkuptohet triumfi mbi Realin në gjysmë-finale.

rumme

“Duhet të mbetemi të fokusuar deri të mërkurën, fitorja 6-2 ndaj Leverkusenit tregoi edhe njëherë aftësitë që ka kjo skuadër për të shënuar shumë gola dhe për këtë them se vetëm ne mundet që ta mposhtim Realin” – tha Rummenigge për gazetën Bild. Javën e ardhshme Bayerni pret kampionët në fuqi në një sfidë që do të jetë për herë të 25-të në Evropë. Klasikja e kontinentit mbërthen sërish të apasionuarit pas futbollit dhe sipas Rummenigges fakti që ndeshja e parë luhet në shtëpi duhet të pritet si avantazh. Kampionët e ri të Gjermanisë nuk humbasin në shtëpi prej 25 ndeshjesh radhazi. Faktori fushë dhe hesapet e pa-shlyera në lidhje me përballjet e kaluara me Realin, janë elementët që i ngarkojnë dyfish lojtarët e Bayernit. Për këtë Rummenigge thotë se fitorja do t’u buzëqeshë atyre, por e gjitha mbetet për t’u parë më 25 prill.