Rummenige tregon si e sheh supersfidën ndaj Tottenhemit

Sport

Te Bajerni kanë filluar të mendojnë për supërsfidën e mesjavës së ardhshme në Champions League kundër Tottenhemit, megjithëse përpara duhet luajtur në kampionat kundër Padërbornit. Legjenda bavareze Karl Heinz Rummenige dhe njëkohësisht administratori i përgjithshëm i klubit ka hedhur vështrimin tek përballja me nënkampionët e Evropës, që sipas tij do të jetë testi i parë i vërtetë i sezonit. “Së pari nuk duhet harruar se londinezët ishin finalistë të edicionit të kaluar të Champions League. Por gjithashtu duhet të kemi parasysgh se Premier League, për momentin është një kampionat më i fortë sesa Bundesliga. Prandaj do të na duhet vërtët një paraqitje mjaft e mirë në stadiumin e Tottenhemit, që është edhe më i kushtueshmi në botë”, është shprehur Rummenige.


Gjithashtu, ai ka foluir edhe mbi pasardhësin e tij te Bajern, Oliver Kahn, duke pranuar se ai është duke bashkëpunuar me ish-portierin për ta afruar me detyrën e re që përpara se të ulet zyrtarisht aty në dhjetor të vitit 2021. “Kam pasur disa biseda me Oliver Kahn. Do të jetë e rëndësishme për të… që të nisë të njohë Bajernin, sepse dicka gjëra kanë ndryshuar plotësisht. Oliver e ka kuptuar menjëherë sesa i madh është bërë Bajerni. Kam besim se do të japë më të mirën dhe do të punojë në mënyrë të zgjuar për këtë klub”, ka përfunduar Rummenige.