Rummenige: Ronaldo, çmenduri e Juventusit!

Sport

ronald

Për Karl-Heinz Rummenigge, blerja e Cristiano Ronaldos nga Juventusi ishte një cmenduri. Në një intervistë të lëshuar për gjermanen “Merkur”, administratori i deleguar i Bajernit, ka sulmuar operacionin e realizuar nga ana e bardhezinjve me në krye presidentin Andrea Anjeli. “Presidenti i Juventusit më befasoi vëret që shpenzoi të gjithë ato para për një lojtar 33-vjeçar. Nga këndvështrimi i futbollit italian është një operacion që mund të ketë kuptim, duke parë krizën që po kalonte në vitet e fundit. Por Bayern nuk do ta kishte bërë kurrë një gjë të tillë”.
Shefit i Bayern Muniche vazhdoi duke thënë se Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë fajtorë për inflacionin që i kanë shkaktuar tregut botëror të futbollit. “City dhe PSG kanë prishur tregun global me inflacionet e tyre. Jo Real Madrid, që nuk ka shpenzuar fare këto vite, që vërteton se nuk ke pse bëhesh pjesë e çmendurisë për të fituar Champions League. Edhe ne atë rrugë ndjekim!”. Paris SG mban rekordin botëror me blerjen 222 milion euro të Neymar, ndërsa ka blerë edhe Kylian Mbappe për 180 mln euro nga Monaco.
City ka investuar mbi 200 mln euro për skuadrën gjatë verës së kaluar, duke fituar edhe titullin kampion. Ndërkohë Bayern ka mbetur një klub me investime modeste në merkato, me Rummeniggen që e sheh fajin tjetërkund, për rritjen e madhe të çmimeve. Sa i takon Leëandovski, cështjes së momentit te Bajern, ai ka prerë shkurt: “Nuk ikën as për 150 milionë euro, sepse lojtarët e mirë ne i mbajmë në skuadër!”, ka përfunduar ish-futbollisti legjendar gjerman.