Gjermania luan të premten me Poloninë mundësinë për të marrë kryesimin e Grupit D, ndërkohë që te Roma tashmë zyrtarisht një gjerman luan mundësinë për t’iu rikthyer kombëtares. Antonio Rudiger ka dhënë deklaratat e para, që pas zyrtarizimit të transferimit të tij nga Stuttgarti dhe është shprehur se për transferimin në Itali është konsultuar me teknikun e kombëtares Joachim Low, i cili thuhet të jetë një simpatizant i lojës së Rudi Garcias. Kalimin te Roma ai ka thënë se e sheh si një mundësi të artë për t’iu rikthyer kombëtares, me shumë gjasa në Evropianin e vitit të ardhshëm. Qendërmbrojtësi i talentuar konsiderohet si e ardhmja e Gjermanisë. Faktikisht te Roma ai është huazuar për 4 milionë euro dhe vitin e ardhshëm italianët kanë rënë dakord të paguajnë edhe 9 milionë të tjera për ta kthyer në permanent transferimin e tij. Rudiger deri më tani e ka veshur 6 herë fanellën e përfaqësueses, por nuk ka mundur të jetë pjesë e grupit për ndeshjet e shtatorit për shkak të një lëndimi të marrë gjatë përfundimit të Bundesligës. Rikuperimi i plotë nga ky lëndim parashikohet të kryhet brenda javës së dytë të shtatorit, ndërkohë që deri atëherë shtatlarti është shprehur se do të jetë i gatshëm për të debutuar me Frosinonen.