Rudi Garcia, trajneri i Lyon:
“Jemi në gjysmëfinale. Kemi eliminuar Juventusin dhe Manchester City-n, por nuk kemi fituar asgjë. Për këtë arsye duhet të jemi të përqendruar në këtë sfidë. Në të dyja ndeshjet, si ndaj italianëve dhe anglezëve, patjetër që kemi fituar më shumë besim. Kemi urinë e duhur për të shkuar në finale dhe këtë mund ta arrijmë duke zhvilluar një ndeshje pozitive. Sigurisht që kjo varet edhe nga Bayern, por ne do përpiqemi të tregojmë të gjithë kualitetin tonë. E dimë se çfarë kundërshtari kemi përballë. Ata nuk kanë pika të dobëta, mirëpo asnjë skuadër nuk është perfekte. Nëse do tregohemi të aftë për të bërë lojën tonë, duke mbajtur topin me kombinime të mira, sigurisht që mund të arrijmë diçka. Duhet të kemi besim tek vetja. E dimë se mund ta vëmë në vështirësi kundërshtarin. Formula për të ndalur Bayernin? Duhet të mbrojmë mirë edhe në aspektin psikologjik. City shënoi më shumë se 100 gola në kampionat, por statistikat nuk duhen marrë shumë parasysh. Nëse shqetësohemi për këtë, më mirë të qendrojmë në hotel dhe ta shohim ndeshjen nga atje. Bayern është një skuadër e kompletuar, por ne do qasemi në këtë ndeshje, ashtu sikurse kemi bërë në takimet e tjera. Nuk jemi ne favoritë për të shkuar më tej, por mundësitë në këtë duel janë të barabarta për të prekur finalen”.
Anthony Lopes, portieri i Lyonit:
“Kam mjaftueshëm adrenalinë. Jemi në gjysmëfinale të Champions League. Të luash në këtë fazë nuk është diçka që mund ta bëjnë të gjithë. Jemi me fat që ndodhemi këtu dhe të kemi përballë një kundërshtar sikurse është Bayerni. Jemi të përulur, por këtë e kemi bërë edhe në sfidat e tjera, dhe do përpiqemi që Bayernit t’I shkaktojmë telashe në këtë ndeshje. Jemi shumë të kënaqur që këtu në qytetin e Lisbonës kemi marrë mbështetje maksimale nga tifozët tanë. Jemi mjaft të emocionuar. Tifozët janë në zemrat tona dhe kjo është diçka që na ka motivuar më shumë përpara kësaj sfide”.