RUBIALES KERKON FALJE PAS SKANDALIT

Sport

 

Luis Rubiales është bërë shënjestër e opinionit sportiv e jo vetëm, për atë puthje që i dha futbollistes së përfaqësueses spanjolle. Pas suksesit të Spanjës në Kupën e Botës, ai puthi në buzë në një mënyrë imponuese një prej lojtareve iberike dhe kaq mjaftoi që kjo ngjarje të cilësohej skandal. Madje solli shumë përshtjellime deri në rangjet e larta të qeverisjes në Spanjë, pa llogaritur edhe “kryqëzimin” që ju bë Rubialesit në media dhe rrjetet sociale. Mirëpo menjëherë presidenti i Federatës Spanjolle ka reaguar duke kërkuar falje për gjestin, që e ka cilësar aspak të matur. Në një video të shpërndarë, ai është shprehur se “Ishte bashkë me gjithë të tjerët duke përjetuar një moment historik, një nga ditët më të mira në historinë e futbollit spanjoll. Gjë për të cilën ndiheshim shumë krenarë”. Gjithsesi, ai ka pranuar se është penduar për atë që bëri. “Dua të kërkoj falje për të gjitha ato që kam shkaktuar. Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme, si me të gjtihë lojtaret e tjera. Po kam gabuar, duhet ta pranoj. Ishte pa qëllime të këqija në një moment euforie. Ne brenda ekipit e përjetuam si diçka të natyrshme, por jashtë, u krijua një rrëmujë. Thjesht pati përparësi për të festuar dhe për t’i dhënë ekipit meritën që i takon”, ka dashur të sqarojë ndër të tjera Rubiales, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.