Ruben Perez, mesfushor i Panathinaikos:

Sport

“Kemi përmirësuar shumë gjëra gjatë rrugëtimit tonë deri këtu, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi. Mendoj se skuadra ka potencialin për të bërë gjëra të mëdha dhe për të qenë mes më të mirëve të Europës. Padyshim që ndeshja e parë nuk shkoi ashtu siç e kishim menduar, por nëse ruajmë përqëndrimin, atëherë jam i sigurt se mund t’i japim tjetër drejtim kësaj përballjeje. Braga është një skuadër shumë e shpejtë, fizike dhe që ka cilësi të mëdha teknike. Jemi të vetdijshëm se ku duhet të tregojmë kujdes, por njëkohësisht, duhet të shpalosim pika tona më të forta. Jemi shumë pranë realizimit të një ëndrre dhe mendoj se në këtë ndeshje, duhet të japim gjithçka.”