RUBEN LOFTUS-CHEEK, LOJTARI I CHELSEA:

Sport

“Në aspektin personal ndihem i lumtur me minutat që kam marrë në fushën e lojës. Ndihem mirë fizikisht dhe duek qenë se mungova në fazën përgatitore, më duhet të them se kjo është diçka pozitive për mua. Kam biseduar me trajnerin. Bashkë kemi diskutuar mbi çështje të ndryshme dhe ai më ka shpjeguar planin e tij kur unë të bëhesha gati për të zbritur në fushën e lojës. Ky moment ka ardhur dhe unë jam i lumtur. Sa i përket ndeshjes së sotme, sigurisht që do jetë e vështirë, por ne i kemi idetë e qarta. E kemi studiuar kundërshtarin në detaje dhe shpresojmë që në fund të largohemi me një rezultat pozitiv.”