“Oreksi ynë vazhdon të jetë i njëjti, si edhe në vitet e kaluara. Champions League është një kompeticion special, sidomos për ne. Prandaj duam vërtet ta përjetojmë si protagonist dhe të shkojmë sa më larg të jetë e mundur. Ndaj Bajernit do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, por ja që të tilla janë të gjitha sfidat në këtë kompeticion madhor. Gjithmonë, duhet të mposhtësh më të mirët! Nuk ka kurrë ndeshje të lehta. Për më tepër, kjo është faza vendimtare e kompeticionit dhe ne ndihemi të kënaqur që gjendemi këtu. Një herë, nj njeri i mencur më tha se nuk e humbëm finalen e 2021-shhit… thjesht iu afruam një hap. Kjo është mënyra e vetme për ta shikuar me optimizëm atë që ndodhi dhe për të vazhduar që të luftojmë me të njëjtën dëshirë. Ajo që mund të garantojmë për momemtin është që do të bëjmë gjithcka për të mos e ndërprerë këtu rrugëtimin tonë. Do të luftojmë me gjithcka dhe me të gjitha forcat, për të mbërritur pse jo përsëri në finalen e madhe”.