Ruben Amorim e di se nuk ka edhe shumë kohë tek Manchester United. Djajtë e Kuq, treguan se nuk kishin përfituar aspak nga pauza e kombëtareve. Në javën e 30 të Premier League, United u mposht 1-0 në fushën e Nottingham Forest. Ironia e fatit është se golin e fitores e shënoi një produkt i akademisë së United, Antony Elanga, me një veprim mjaft të mirë individual.
Si pasojë, Nottingham vazhdon sezonin e ëndrrave në Premier League, teksa ma përforcuar më tepër pozitat në vendin e tretë.
Ndërsa United, ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës, në vendin e 13-të. Kjo ishte humbja e 13-të sezonale për 20 herë kampionët e Anglisë, të cilët nuk po arrijnë të dalin dot nga kriza. Të paktën nga ajo që kuptohet, të kuqtë e Manchesterit, thjesht duan të mbyllin sa më parë këtë edicion futbollistik, për t’ia nisur gjithçka nga fillimi. Skudra do t’i besohet po të njëjtit personazh, trajnerit Ruben Amorim, i cili për mediat, ka thënë, se situata duhet ndryshuar shpejt, pasi në të kundërt, aim und të shkarkohet nga detyra.
“Tek United nuk ke kohë në dispozicion. Unë e di shumë mirë se nuk do të kem shumë kohë, kështu që kthesa duhet bërë sa më parë. Presioni këtu është shumë i madh dhe ndonjëherë nuk ke kohë”, ka thënë ndër të tjera, tekniku portugez, i cili e di mjaft mirë, që nëse rezultatet nuk vijnë duke nisur nga fillimi i edicionit të ardhshëm, atëherë, ai mund të shkarkohet menjëherë nga detyra. Kontrata e Amorim me United është e vlefshme deri në 30 Qershor të vitit 2027.