Para kualifikimit në gjysmëfinale ndaj Belgjikës, Franca pati një rrugëtim prej 5 ndeshjesh, 4 prej të cilave i fitoi dhe njërën e barazoi. E nisi me suksesin e vështirë 2-1 ndaj Australisë, kur u desh një autogol për të bërë diferencën. Për të vazhduar më pas në sfidën e dytë, të fituar minimalisht 1-0 kundër Perusë, falë golit të Mbappe.
Ndërsa i mjaftoi një barazim pa gola ndaj Danimarkës, për të mbyllur grupin si kryesuese. Të tetat e finaleve i vendosën “Gjelat” përballë Argjentinës, që e mundën 4-3. Teksa i dhanë jetë një prej sfidave më spektakolare e me më shumë gola të këtij Botërori. Cerekfinalet për francezët dhuruan duelin me uruguajanët, të cilët patën fatin e argjentinasve, pas një fitoreje 2-0 me gola të Varane e Griezmann.