Vendosi të kthehej të tregonte veten në futbollin italian, megjithëse kishte mundësinë të luante në një skuadër të madhe si Barcelona. Ja që Rei Manaj zgjodhi Specian, për t’u aktivizuar në Serinë A e Italis, ku kuishe ardhur që i vogël bashkë me familjen rreth viteve 2000. Dhe aty ku nisi edhe rrugëtimin e tij futbollistik, që e ka rrëfyer në një intervistë për Gazetta Dello Sport.
Në moshën 18-vjecare debutoi me Interin, ndërsa më pas përjetoi një periudhë të vështirë, që vetë Manaj e justifikon kështu: “Mancini ka qenë një pikë referimi për mua. Më ka afruar gjithmonë në stërvitjet për skuadrën e parë. Ndoshta kur erdha te Inter nuk isha ende i gatshëm në nivel fizik dhe psikologjik. Kam ende shumë miq aty. Bisedoj shpesh me Perisic dhe Brozovic”
Në 2021, pas disa përvojave me ekipe të vogla spanjolle, erdhi ftesa e Barcelonës, gjë që ishte realizimi i një ëndrre. Ndonëse bëhej fjalë për një periudhë konfuze të klubit katalanas. “Mua më dukej sikur po luaja FIFA me Play-station… por ishte gjithcka e vërtetë. Për disa muaj pata nderin të vrapoj dhe të stërvitem përkrah messit. Në fakt nuk flisja shumë, por dëgjoja gjithcka. Ato ditë më donte një tjetë klub i La Ligas, por Barcelona vendosi të më mbante. Por në fund isha unë që kërkova të largohesha. Te Barcelona pas ikjes së Messit, kishte shumë konfuzion.
Klubi do të kishte përforcuar sulmin, por edhe unë do të kisha pasur herët a vonë mundësinë për të treguar vlerat e mia. Por vendosa që mund të shfaqja potencialin tim në një kampionat me rëndësi sic është Serie A”. Specia i dha si përfundim mundësinë për t’u rilancuar në një kampionat kompetititiv.
“Kam ardhur në një klub ambicioz që po konsolidohet. Një ekip i ri, një trajner që po ndërton rrugëtimin e vet, pasi si lojtar ka qenë kampion. Kuptova se te Specia mund të afirmohesha përfundimisht. Endrra e ardshme për të realizuar? Pikë së pari, mbijetesa me Specian. Dhe gjithashtu jam kurioz të shoh se cfarë do të ndodhë me Shqipërinë time, pasi kemi një grup ambicioz dhe të fort. Synojmë të kualifikohemi në Evropianin e adhshëm”, ka përfunduar rrëfimin e tij Manaj.