Pas çdo ylli në botën e futbolllit, qendron një personazh që e ka ndihmuar atë të rritet në lojën në aspektin profesional. Për Erling Haaland ka qenë trajneri i Manchester United, Olse Gunnar Solkjaer, i cili e ka parë potencialin e këtij lojtari, dhe e ka ndihmuar atë të rriste nivelin e tij. Diçka të tillë e tregon vetë lojtari. Gjithcka ka ndodhur kur të dy ishin pjesë e skuadrës së Molde. “Solskjaer më ka ndihmuar të përmirësoja aftësitë e mia përpara portës për të shënuar gol. Mbaj mend që një teknikë ishte si të shënoja me prekjen e parë. Ai më mësoi si të jem i qetë, si të ndodhem në vendin e duhur kur vjen topi dhe të shfrytëzoj mundësinë për të shënuar. Padyshim që ai ka shumë merita në arritjet e mia”, ka mbyllur ndër të tjera djaloshi. Kujtojmë që Manchester United ishte një prej klubeve favoritë për të firmosur me Haalandd në janar, mirëpo shtatlarti zgjodhi të bëhej pjesë e Dortmund. Kujtojmë që aftësitë e tij ranë në sy që kur ishte pjesë e Salzburg, ndërsa me pjesëmarrjen në Champions League po shënonte thuajse në çdo ndeshje në fazën e grupeve. Performanacat e tij sa vinin e rriteshin më tepër në aspektin cilësor, ndërsa në merkaton e janarit pati një sërë klubesh që endën pas tij, por në fund ishte Borussia Dortmund që përfitoi shërbimet e norvegjezit për vlerën e 22 milionë eurove. Në Bundesligë, ndoshta pritej një paksa e gjatë për t’u përshtatur, mirëpo Haaland u tregoi të gjithëve se ky mendim i krijuar rreth tij ishte i gabuar. Që në takimet e para, djaloshi kishte më shumë gola, sesa ndeshje të luajtura (12 gola në 11 ndeshje). Këtë e tregoi edhe në Champions League, aty ku verdhezinjtë në takimin e parë të fazës së 1/8-tave pritën në shtëpi PSG, teksa fituan me rezultatin 2-1 dhe heroi I asaj mbrëmjeje ishte pikërisht Halaand me dygolëshin e tij.