RRAHMANI RIKTHEHET NE GATISHMERI PER NAPOLIN E KOSOVEN

Sport

Trajneri i Napolit, Antonio Conte ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor i skuadrës. Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani si dhe sulmuesi Rasmus Hojlund janë gati të rikthen në veprim këtë mesjavë pas lëndimeve të tyre. Të dy janë vënë në dispozicion të teknikut, për sfidën e Napolit ndaj Lecces. Sa i përket sidomos mbrojtësit dardan, Rrahmani në stol për këtë ndeshje, teksa do të vlerësohet nëse do të jetë i gatshëm për të qenë titullar ndaj Komos më 1 nëntor, sipas asaj që kanë raportuar në mediat italiane. Ai ishte dëmtuar që më 5 shtator në sfidën e luajtur me Zvicrën. Ky padyshim do të jetë lajm i mirë gjithashtu, për selektorin e Kosovës, Franco Foda, i cili mund të llogarisë në kapitenin e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit që janë shumë të rëndësishme sa i përket rrjedhës së kualifikimeve për Kampionat Botëror të vitit të ardhshëm. Kujtojmë se Amir Rrahmani ndeshjen e fundit e ka të zhvilluar pikërisht me Kombëtaren e Kosovës ndaj Zvicrës në shtator.

Që nga ajo kohë, Amir Rrahmani nuk ka luajtur asnjë minutë, kështu mund të jetë një forcë e shtuar për dy përballjet vendimtare të muajit nëntor. Kosova luan më 15 nëntor ndaj Sllovenisë në Ljubjanë, teksa më 18 nëntor e pret Zvicrën në Prishtinë. “Dardanët” kanë mundësi të mira për të siguruar vendin e dytë të renditjes së grupit, që dërgon në play-off.