Rrahmani e sheh si një kërcim gjigant kalimin në Serinë A

Sport

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka folur në një intervistë per “TuttoHellasVerona”, duke prekur kalimin e tij në Seria A dhe sidomos rëndësinë që ka ky transferim.

Kosovari ndërroi skuadrën këtë verë, duke kaluar nga Dinamo Zagreb në Hellas Verona. E këtë kalim e ka vlerësuar lart edhe Rrahmani, për të cilin ka thënë se ishte njëri prej hapave më të rëndësishëm të tij në karrierë. “Kalimi të Verona në Serie A është hap i rëndësishëm në karrierën time sepse Serie A është ndër kampionatet më të fortë në botë dhe çdo ndeshje do të jetë e fortë, kundër ekipeve dhe futbollistëve që janë të njohur tashmë”, ka thënë Rrahmani në fillim të kësaj interviste. “Sapo kemi përfunduar fazën përgatitore dhe çdo gjë po ecë shumë shpejt. Javën e ardhshme është ndeshja e parë e kupës pastaj me datën 25 fillon kampionati ku duhet të jemi të gatshëm”.

Ndër të tjera, Rrahmani foli edhe për gjendjen e tij fizike, por mbi të gjitha dallimin që e ka hasur në kampionatin italian.“Po, mund të them që përgatitjet fizike këtu janë më të forta se në ekipet ku kam qenë deri me tani. Dallon nga përgatitjet fizike, siç thashë, sepse çdo trajner kërkon përgatitje sipas tij”.

Në fund, ish-lojtari i Partizanit ka bërë edhe një premtim për tifozët. “Premtimi i im ndaj tifozëve është siç kam thënë edhe në prezantimin tim , e ku me pyetën tifozët e ultra se çfarë premtoj, ju thashë se ju premtoj që do të jap maksimumin në çdo ndeshje në fushë dhe se do t’ia fitoj zemrat e tyre duke arritur rezultate pozitive”, përfundoi intervistën Rrahmani.