Shpesh ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me kokë. Megjithjatë, cilësitë e Amir Rrahmani, mbrojtës kombëtares së Kosovës, janë të padiskutuara edhe kur vjen puna për të shënuar me këmbë. E tregoi më së miri në sfidën-derbi që u zhvillua të dielën në Kroaci, midis Dinamo së Zagrebit dhe Lokomotivës. Ish-mbrojtësi i Partizanit realizoi golin e parë të ndeshjes që ishte vërtet për t’u admiruar, aq sa mund të krahasohej me ato që shënonte Alex Del Piero me Juventusin. Mbrojtësi kosovar i Dinamos së Zagrebit nuk festoi, pasi ka luajtur më parë me Lokomotivin, skuadër që aktualisht po lufton për një vend në Europë.
Ndërkohë që në radhët e kësaj skuadre, vetëm Lirim Kastrati luajti titullar, kurse shqiptari tjetër Myrto Uzuni e nisi çuditërisht nga stoli. Megjithëse edhe kur hyri në fushë, nuk arriti të lërë ndonjë gjurmë.Në fakt, kjo fundjavë që kaloi do të mbahet mend për golat e bukur të realizuar nga mbrojtësit e Kosovës. Edhe Fidan Aliti në kampionatin suedez të futbollit u bë vendimtar për skuadrën e Kalmarit, që priste në shtëpi Ostersundsin. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 0-1, kurse në të dytën perla e Alitit barazoi shifrat e rezultatit. Me një silurë në hyrje të zonës, mbrojtësi e dërgoi topin në këndin e portës, aty ku portieri kundërshtar nuk mund të bënte dot asgjë.