Roshi kalon me sukses operacionin

Sport

odise
Ka përfunduar me sukses operacioni që lojtari i kombëtares shqiptare Odise Roshi ka kryer në Itali. Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë që do e mbaje jashtë fushave të blerta për plotë 6 muaj por pjesa më e rrezikshme, operacioni tashmë ka kaluar. E tashmë mund të fillojë të mendojë dalëngadalë për procesin e riaftësimit, me synimin e qartë për t’u kthyer sa më shpejt në fushat e gjelbërta.

roshi
Ndërkaq, fieraku e ka ndarë lajmin e mirë të përfundimit me sukses me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram përmes një “story” ku ka shkruar se “Operacioni doli me sukses”, pa harruar të falënderojë të gjithë për mesazhet inkurajuese.  Roshi do të jetë një nga mungesat që përfaqësuesja e Panuccit do ta vuajë në Ligën e Kombeve, sëbashku me Armando Sadikun, i cili është po ashtu i dëmtuar. Fieraku ka qenë një nga të besuarit e teknikut italian që prej ardhjes së tij në stolin kuqezi. Mirëpo tashmë të paktën deri në fillimin e vitit 2019, ai duhet të bëjë llogaritë pa anësorin e Akhmat Groznit.