Rooney pranë kalimit tek United…. tek D.C. në Amerikë

Sport

rooney
Wayne Rooney duket se ka vendosur largimin nga skuadra e Everton. 32-vjeçari nuk do ta respektojë deri në fund kontratën me “blutë”, që parashikonte qëndrimin edhe për një vit tjetër të ish-kapitenit të Anglisë në këtë skuadër.  Sipas raportimeve të shtypit amerikan, Rooney ka filluar bisedimet me skuadrën e D.C. United në Shtetet e Bashkuara, për një transferim që pritet të ndodhë që në fillim të merkatos verore.

rooney2

Spekulimet e fundit flasin se ky largim i papritur i Rooney vjen për shkak të problemeve që 32-vjeçari ka me trajnerin aktual të Everton, Sam Allardyce. Rooney u transferua tek verën e kaluar tek Everton pas plot 13 viteve si lojtar i Manchester United. Rikthimi tek klubi i tij i fëmijërisë, nga ku edhe “djajtë e kuq” e kishin transferuar në vitin 2004, u prit me mjaft eufori nga tifozeria e Everton. Në Premier League, me fanellen e “bluve” këtë sezon numëron 31 takime, nga ku ka arritur të shënojë 10 herë.