Ronaldo shënon golat e parë me bardhezinjtë, tashmë synon edhe…

Sport

gol juve
Në fitoren 2-1 që Juventusi arriti këtë fundjavë me Sassuolon, Cristiano Ronaldo ishte protagonist absolut pasi të dy golat mbajtën firmën e tij. Portugezi fillimisht realizoi në minutën e 50-të dhe fillë rreth 15 minuta më pas shoqëroi të dytin. Këto ishin golat e parë të tij me fanellën e Juventusit në ndeshje zyrtare dhe i japin fund pritjes dhe presionit në rritje që ishte duke u krijuar për 33-vjecarin. Pas fitores së katërt në katër javë të Serie-A, Ronaldo foli për Sky-Sports. Ai tha se ishte tejet i gëzuar me faktin se mundi të shënojë gola. Duke vlerësuar sidomos lojën e Sassuolos, portugezi tha se ishte e vështirë duke pranuar se ishte disi në ankth për të shënuar.

20180917 ronaldo

“Pas gjithcka që ndodhi me Realin për të ardhur këtu, isha disi në ankth, por kjo është jeta dhe duhet ecur përpara” – tha portugezi teksa falenderoi shokët e skuadrës që vazhdimisht i kanë qenë pranë duke e ndihmuar në ambientimin sa më të shpejtë më grupin, por sidomos me futbollin italian. Sfida e radhës tashmë për 33-vjecarin është të shënojë edhe në Champions League. Kompeticioni më madhor i Evropës për klube starton pikërisht këtë javë dhe Ronaldo tha të tijën edhe për grupin në të cilin ndodhet Juventusi. Ai tha se përballë United-it, Valencias dhe Young Boys do jetë disi vështirë, por që Championsin e parapëlqen shumë dhe se për të do të japë gjithmonë maksimumin.