Ronaldo sfidon një nga ‘viktimat’ e preferuara!

Sport

ronaldo sponsor
Pas më shumë se 4 vjetësh nga përballja e tyre e fundit, Juventusi do të rikthehet të luajë kundër Atleticos së Madridit në Champions League. Në 2014-n luhej thjesht për ndeshje grupi, ndërsa këtë radhë do të jetë për fazën me eleminim direkt. E për herë të parë, kampionët e Italisë do të shkelin në “Uanda Metropolitano”, shtëpia e re e “rojiblancos”, por edhe skena e finales së këtij edicioni të Champions, aty ku bardhezinjtë kanë objektiv kryesor që të shkojnë.
Për më tepër, ndryshe nga tetori i 2014-s, skuadra e Allegrit do të ketë me vete Cristiano Ronaldon, atë që ka Atleticon e Madridit, si një ndër viktimat e preferuara.Vetëm Leo Messi i ka shënuar më shumë kësaj skuadre deri tani: 25 gola. Tre më pak i ka realizuar portugezi, gjatë kohës kur luante me Realin e Madridit, teksa ka mundësinë ta shtojë këtë kuotë pikërisht në përballjen e dyfishtë të Champions League. Saktësisht, Cristiano ka qenë përballë Atléticos së Madridit përgjatë 31 ndeshjeve. E përveç golave ka rezultuar 15 herë fitues, duke u mundur vetëm në 8 ndeshje, ndërsa ka barazuar po aq.

ron tiwtt
Nëse limitojmë llogaritë vetëm sa i takon arenës së Champions, bilanci është krejtësisht negativ për Atletico Madrid, që për më tepër humbi dy finale kundër Ronaldos – pikërisht atë të vitit 2014 në Lisbonë, ku portugezi shënoi në shtesë – si dhe atë të vitit 2016, në Milano. Pa llogaritur që u eliminua në çerekfinalen e vitit 2015 dhe në gjysmëfinalen e 2017-s, sërish kundër Ronaldos dhe Real Madridit. Ndërkohë që në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar, CR7 shënoi tri herë në ndeshjen e parë, në “Bernabeu”, duke bërë të pavlefshme fitoren 2-1 të Atleticos në kthim. Ndaj “Rojiblancos”, ia ka dalë të shënojë edhe tre trigolësha të tjerë dhe dy dopieta. Pra nuk ka nevojë për shumë fjalë për të kuptuar sesa i rëndësishëm mund të jetë Cr7 në këtë sfidë. Mesatarja prej një goli çdo 126 minutash kundër Atleticos së Madridit do të thotë se e ka të sigurtë, të paktën një realizim qoftë në “Uanda Metropolitano”, qoftë në Torino. Faktor vërtet me rëndësi në një skuadër si ajo spanjolle, që në mbrojtje është tepër e fortë.