Ronaldo refuzoi tre oferta për t’u bashkuar me bardhezinjtë

Sport

ronaldo red
Cristiano Ronaldo kishte vendosur largimin nga Real Madrid disa muaj përpara ofertës së Juventus. Kjo është ajo çfarë ka zbuluar së fundmi e përditëshmja spanjolle ‘Marca’, që tregon disa prapaskena të tjera të transferimit të portugezit në Torino. Ronaldo thuhet të ketë refuzuar plot 3 oferta të tjera përpara së të vendoste të bashkohej me bardhezintjë. Sipas ‘Marca’-s, oferta e parë ka ardhur po nga Italia, nga skuadra e Milanit. Madje thuhet se ish-presidenti i kuqezinjve në atë kohë, Younghong Li, ishte gati të paguante 150 milionë euro për Ronaldon. Por portugezi mendohet ta ketë refuzuar këtë ofertë pasi kërkonte një skuadër që luante në nivelet më të larta, në ‘Champions League’. Por duke parë edhe atë çfarë ndodhi me biznesmenin kinez më pas, një transferim i tillë ka qenë i pamundur.

image 1344579 860 poster 16x9 lcpg 1344579

Manchester United ka qenë skuadra tjetër që ka paraqitur një ofertë konkrete tek drejtuesit e madrilenëve, por ky propozim nuk është marrë aspak në konsideratë nga Florentino Perez, që nuk ka qenë i kënaqur nga shifrat e kontratës së propozuar. Ndërsa një përpjekjë për të nënshkruar me Ronaldon e ka bërë edhe PSG. Kampionët e Francës thuhet të kenë kontaktuar edhe agjentin e lojtarit, Jorge Mendes. Një transferim i tillë duket se ka qenë i mundshëm, por parizienët kërkonin që zyrtarizimi i këtij kalimi të bëhej vetëm në ditën e fundit të merkatos, por të ndalur një tentativë të mundshme të Real Madrid për të nënshkruar me Neymar apo Mbappe Lottin. Ronaldos nuk i ka pëlqyer diçka e tillë dhe pasi refuzoi edhe ofertën e fundit të Perez për rinovimin, vendosi të finalizojë kalimin e tij tek skuadra e Juventus.