Ronaldo parashikon finalen, ja rezultati sipas ‘Fenomenit’!

Sport

Ronaldo Nazario de Lima, ose ndryshe “fenomeni”, ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjen e finales së Champions League mes Tottenham dhe Liverpool. Për brazilianin, e njohur si “Fenomeni” kur luante futboll, ndeshja e shumëpritur e Madridit del 1-3 për Liverpool.

Kjo të paktën është publikuar në faqen zyrtare të Champions League nëpër rrjetet sociale. Mbetet të shihet nëse Ronaldo, përveçse Fenomen në fushë, do të rezultojë i tillë edhe në parashikime.Finalja e madhe e Champions league do të luhet më datën 1 qershor, në ora 21:00, për herë të parë në stadiumin Uanda Metrpolitano të Madridit.