Ronaldo ka ambicje me Portugalinë në Botëror

Sport

ron
Në një kohë kur të shumta janë hijet mbi të ardhmen e tij – që duket se do të jetë larg Madridit -, Cristiano Ronaldo mundohet që në këtë periudhë përqendrohet tek Kombëtarja portugeze, me të cilën ka nisur stërvitjet gjatë javës. Objektivi është drejtuar nga Kupa e Botës, ku iberikët do të shkojnë me petkun e kampionëve të Evropës. Përpara nisjes për në Rusi, e gjithë kombëtarja portugeze është pritur – sic është ritual për cdo përfaqësuese -, nga presidenti i vendit, Marcelo Rebelo de Sousa. Dhe ai që mbajti fjalimin përpara skuadrës dhe kreut të shtetit, ishte pikërisht fituesi i “Topit të artë”. 33-vjeçari u shprehu me optimizëm se kampionët e Evropës do të thonë fjalën e tyre në Rusi 2018.

rona
“Mund të garantoj se të gjithë kemi ambicje të madhe në këtë Botëror. E dimë që nuk jemi favoritë dhe për këtë duhet të jemi realistë, por në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Na duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje që nga përballja e parë me Spanjë. Sigurisht me synimin për të kaluar grupin, gjë që do të jetë shumë e vështirë. Por mendoj se me këtë kontigjent lojtarësh duhet të mendojmë gjithmonë gjëra të mëdha. Kam besim se të gjithë ne do të japim më të mirën dhe do të luajmë me përulësinë që treguam në vitin 2016, kur nuk ishim favoritë, por gjithsesi ia dolëm të fitojmë”, përfundoi Cristiano.Portugalia bën pjesë në grupin B me Spanjën, Marokun dhe Iranin. Ndërkohë që ndeshjen e parë e ka në program të premtën, më 15 qershor dhe bëhet fjalë pikërisht derbin iberik me “Furitë e kuqe”.