Ronaldo i shpëton burgut. Ja si ndodhi e gjitha…

Sport

Çështja “Mayorga” ka marrë zgjidhje dhe Cristiano Ronaldo nuk do të akuzohet për përdhunim.

Prokuroria e Las Vegasit mbylli çështjen, duke bërë të ditur se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar abuzimin në vitin 2009.

Modelja amerikane Kathryne Mayorga pretendoi se në verën e 2009-s është abuzuar seksualisht nga Cristiano Ronaldo, gjatë një vizite në suitën e tij në një hotel në Las Vegas.

Deklaratat e saj u pasuan nga një padi dhe nisje hetimesh në Las Vegas, ndërsa tani prokurorët thanë se kanë hetuar gjatë çështjen, por nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të ngritur akuzën për përdhunim ndaj futbollistit portugez.