Ylli madrilenaz Cristiano Ronaldo e ka ‘harruar’ finalen e madhe të Champions. Futbollisti i njohur është fotografuar në Ibiza me të dashurën e tij Georgina Rodriguez. Sipas gazetave spanjolle, ata kanë marrë me vete vetëm Ronaldo Junior ndërsa kanë lënë në shtëpi fëmijët e tjerë. Cristiano dhe Georgina dukeshin më se të dashuruar duke shijuar rrezet e diellit në jahtin e tyre luksoz.
Kujtojmë që finalja e madhe e Champions League zhvillohet në Kiev më 26 maj. Eventin më të bukur futbollistik do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën Tring.