Ronaldo apo Messi? Pele: Unë jam më i mirë se të tjerët

Sport

Në dekadën e fundit, padyshim që ndër temat më të diskutuara në futboll ka qenë mbi Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Kush prej tyre është më i mirë? Kjo pyetje ka bërë që mjaft analistë të japin opinione herë mbi njërin, apo herë mbi tjetrin futbollist. Në momente të caktuara ka reaguar edhe legjenda e futbollit brazilian, Pele, i cili ka mbajtur qendrimet e tij mbi këta lojtarë. Së fundmi, 79 vjeçari është rikthyer në qendër të vëmendjes me deklaratën e tij, duke thënë se për momentin Cristiano Ronaldo është në një nivel më të mirë se Messi. “Për momentin, CR7 është më i miri në botë, megjithatë nuk mund të mos përmendim edhe Messin. Mendoj se Cristiano ka një formë më të qendrueshme, ndërsa Leo nuk është më një golashënues”. Më tej, Pele nuk i kursen as lëvdatat për veten. “A ka pasur lojtarë të tjerë më të mirë? Kjo është një pyetje e vështirë. Nuk mund të harrojmë Zicon, Ronaldinhon, apo Ronaldon. Në Europë kanë qenë Beckenbauer, apo Cruyff. Nuk është për fajin tim, por mendoj se unë kam qenë më i mirë se ata, sepse të gjitha krahasimet bëhen me mua”, ka mbyllur Pele.