Asi brazilian Ronaldinho ka premtuar se do t’i kthehet futbollit gjatë këtij viti në mënyrë që të ringjall karrierën e tij, e cila aktualisht ka ngecur.’
Ish-ylli i Barcelonës e Milanit thotë se nga gjysma e këtij viti do t’i kthehet fushës së blertë, transmeton KosovaPress.
“Nuk jam i përfshirë vetëm në ngjarjet promovuese, por në gjysmën e dytë të këtij viti jam i sigurt se unë do të kthehem të luajë”, ka thënë Ronaldinho.
Në muajin mars, vëllai dhe menaxheri i Ronaldinhos, Roberto Assis, kishte thënë se ish-Topi i Artë’ do të nënshkruajë me një klub të SHBA-së ose të Kinës. /Telegrafi/