Ronaldinho del nga burgu, braziliani vendoset në arrest shtëpie

Sport

Ronaldinhon jemi mësuar ta shohim vetëm të qeshur, ndërsa gjatë kohës kur lunate sportin ë të bukur në botë, shumë ndjekës të futbollit janë kthyer edhe në tifozë të tij. Mirëpo, pak kush mund ta mendonte që braziliani një ditë do të ndodhej prapa hekurave. Rreth një muaj më parë, Ronaldinho, së bashku më vëllanë e tij Roberto, janë ndalur nga autoritetet në shtetin e Paraguait, pasi kishin falsifikuar pasaportat. Kjo ka bërë që të dyve t’u vihen prangat. Pas një kohe 32 ditore të kaluar në burg, tashmë Ronaldinho do të dalë prej andej, ndërsa do të akomodohet në një shtepi në kryeqytetin e Paraguait, Asuncion. Për të bërë një lëvizje të tillë brazilianit i është dashur të paguajë një shifër prej 1,6 milionë eurosh. Një vendim i tillë është aprovuar edhe nga gjykatësi Gustavo Amarilla. Ndërkohë që janë në pritje të gjyqit, gjatë kësaj kohe, Ronaldinho së bashku me vëllanë e tij, në këtë arrest shtëpiak, do të jenë të monitoruar nga policia 24 orë. Sigurisht që kjo lëvizje për Ronaldinhon, pritet të jetë më mirë sesa burgu, sepse sipas të dhënave të para, do të jenë në një banesë me 4 yje. Ndoshta Ronaldinho mund të mos e kishte menduar që udhëtimi në Paraguai do të zgjaste kaq shumë për të, por falsifikimi i pasaportës, ka bërë që të përballet edhe me këto masa. Pavarësisht kësaj, avokatët e ish-futbollistit, kanë këmbëngulur se ky document i ishte dhënë Ronaldinhos nga një sponsor privat, por nuk mendohej se do të kishte kaq shumë probleme. Gjatë kësaj kohe në burg, Ronaldinho ka zhvilluar edhe ndeshje futbolli, ndërsa nuk kanë munguar as fotot, ose edhe videot me vizitorë të ndryshëm.