Teksa e ardhmja e tij vijon të jetë një nga temat më të diskutuara të merkatos, Romelu Lukaku ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale. I kritikuar jo pak për shkak të ngjarjeve të ndodhura në prapaskenë, teksa Interi përpiqej të negocionte blerjen e tij, kurse sulmuesi kishte biseduar me Juventusin, Lukaku ka vendosur të reagojë nëpërmjet një mesazhi të koduar.
“Respekti nuk kërkohet, atë duhet ta japësh. Të jesh i braktisur është një normë, megjithatë duhet të presësh…”, janë disa nga fjalët e shkruara nga Lukaku, vargje këto, të shkëputura nga një këngë e një reperi amerikan, dhe që janë konsideruar si një kundërpërgjigje e futbollistit, ndaj të gjithë tymnajës së krijuar rreth të ardhmes së tij.
Sidoqoftë, klubi i radhës i Lukakut, mbetet mister. Chelsea nuk e ka në plan, teksa Interi e ka përjashtuar si mundësi transferimi. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Juventusin. Trajneri Massimiliano Allegri vazhdon të ketë pjesë të projektit, mirëpo më parë, duhet të shesë elementë si Federico Chiesa, apo Dsan Vlahoviç, sepse në të kundërt, nuk plotësohen të ardhurat për afrimin e belgut.
Muundësia për të luajtur në Arabinë Saudite mbetet gjithashtu në horizont, por Lukaku është i bindur se ka ende për të dhënë në futbollin europian, e për këtë aryse, të paktën për momentin, një transferim në Lindjen e Mesme, nuk e merr në konsideratë.