Roma vs Porto, ja çfarë thonë trajnerët dhe lojtarët për këtë përballje

Sport

romaporto.jpg

Eusebio Di Francesco, trajner i Romës: Rrugëtimi është i gjatë por kjo ndeshje është shans i madh për ne për të prodhuar një performancë të mirë dhe për të rikthyer entuziazmin. Tashmë kanë mbetur vetëm dy skuadra italiane dhe jemi krenar që ne jemi një prej tyre. Mungon Marega dhe Corona?! S’do të thotë gjë, ata kanë zëvendësues të shkëlqyer Otavio apo Soares, me karakteristika të ndryshme por cilësi të forta fizike. Janë ekip i mirë dhe janë tejet kompakt. Janë skuadra që kanë fituar më shumë duele se kushdo tjetër në mbrojtje. De Rossi bashkë me Nzonzin?! Po shqyrtoj të gjitha mundësitë, por e gjitha mbetet në diskutim. Për mua të dy janë zgjedhje e parë si lojtarë dhe janë të rëndësishëm. Nëse Daniele duket mirë, ai do të luajë, por mbetet për t’u parë. Zaniolo në një skemë 4-3-3?! Ai mund të luajë si në krah të djathtë por edhe në qendër, Kluivert ose Florenzi mund të luajnë në krah, por varet.

LAPR0141-0048-kkWD-U290586341386VVG-620x349Gazzetta-Web_articolo.jpg

 

Daniele De Rossi, kapiten i Romës: Përvoja e vitit të kaluar deri në gjysmë finale na ka ndihmuar shumë dhe tashmë është një aset për ne, por Porto gjithashtu është mësuar që të luajë në të tilla nivele. Nuk e kemi në mendje atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por vetëm ndeshjen e sotme. Deri kur mund të luaj?! Gjithmonë e kam thënë se do të vazhdoj deri sa të jem në gjendje të mirë fizike. Tifozët, shokët e skuadrës por edhe trajneri më bëjnë të ndihem i rëndësishëm njëjtë si në vitet e shkuara. Dua t’i falenderoj për këtë pjesë dhe sërish e them se do të luaj deri sa të mund të jap atë që mendoj se mundem në fushë. Situata e tifozëve kundër Kolarovit? Ajo që mund t’u them tifozëve është që të kenë besim te unë kur them se ai është një profesionist i vërtetë dhe është shumë i lidhur me punën që po bën.

83E3D9E1.6484.4501.992B.C4D3FAC9FEC7.690x460.jpeg

 

Sérgio Conceição, trajner i Portos: Sigurisht rikthimi në Olimpico më sjell ndërmend vitet e gëzueshme dhe titujt që kam fituar me Lazion, por përtej kësaj nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë në të përballurit Romën. Ndjej më tepër përgjegjësi të përfaqësoj Porton dhe për mua është krenari e madhe që jam këtu. Nga Roma thonë se nuk jemi në nivelin e klubeve të tjera të Evropës, por nuk është kështu. Jemi mes skuadrave më të rëndësishme në botë. Roma është e nderuar që ndeshet me ne, dhe ne jemi po aq të nderuar që ndeshemi me ta. Nëse e kemi parë Zaniolon?! Eshtë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Roma, është i veçantë, ka shumë cilësi por ne i kemi vëzhguar si skuadër, jo si individë. Portoja ime është skuadër e fortë, agresive dhe kundër Romës do të jetë e rëndësishme të shënojmë. Në këto 180 minuta duhet të tregohemi të zotë dhe inteligjentë për të shfaqur në fushë strategjinë tonë të lojës. Roma është skuadër shumë konkurruese, si në individualitet, po ashtu dhe si grup, por unë besoj te skuadra ime. Çfarë mendoj për VAR-in në Champions League?! Mbase s’më njihni mjaftueshëm, por unë nuk flas kurrë për arbitrimin.

Sergio-Conceicao.jpg

 

Pepe, mbrojtës i Portos: Gjëja më e rëndësishme për ne është që të vazhdojmë e të bëjmë atë që Porto ka bërë vazhdimisht në Champions League. Duhet ta nderojmë, punën tonë dhe të jemi të përqendruar për të arritur synimin tonë. Ne do të luajmë për të fituar, do t’i tejkalojmë vështirësitë që kemi dhe do të bëjmë të pamundurën për të marrë nga këtu një rezultat pozitiv. Sigurisht, Roma është një skuadër e mirë dhe e mban shumë zotërimin e topit, por ne jemi përgatitur mjaftueshëm për t’i befasuar dhe për t’ua prishur planet. Si ndihem për rikthimin në Champions? Ndihem i gëzuar dhe në formë. Jam stërvitur mirë. Te Porto kërkojnë shumë në stërvitje dhe ky mbase është sekreti ynë.

2-3.jpg