Roma – Strootman operohet për herë të 3-të, kërkohet zëvendësues i tij

Sport

183638624-476070

 

Duket se nuk ka paqe për fatziun Kevin Strootman. Holandezi 25-vjecar thuhet se do të operohet për të tretën herë në këto 17 muaj te Roma, me ligamentin e këmbës së majtë të cilën e lëndoi në ndeshjen me Napolin më 9 mars të vitit 2014-të. Ky do të ishte dhe fillimi i kalvarit të gjatë që po e mban larg fushës së gjelbër. Operacioni i parë në Holandë shoqëroi të dytin, i cili e riktheu mesfushorin e Romës vetëm pas 7 muajsh mungesë.
I rikthyer por jo në 100 për qind, me një gafë të tij lejoi CSKA-në e Moskës që të shënonte golin e barazimit në sekondat e fundit. Gafë të cilën e justifikoi me asisitin që i dha Francesco Tottit në derbin me Lazion në janar. Por disa ditë më vonë, në Firence, Strootman detyrohet të ndalet sërish. Operacionet në gju kanë lënë efekte anësore me dhimbje kronike dhe aftësi më të kufizuara në shtrirjen e këmbës, çka thuhet se kërkojnë një operacion tjetër për t’u larguar tërësisht. Por tashmë 25-vjecari është në dyshim se ku do ta kryejë operacionin, në Holandë, aty ku tashmë është operuar dy herë, apo në Itali.
Gjendja e Strootmanit nga ana tjetër ka krijuar një alarm te Roma, e cila është hedhur në këkrim të një zëvendësuesi të tij. Emri i parë që është përfolur ka qenë Freddy Guarin. Mesfushori i Interit gjithësesi nuk pritet të lëvizë, pasi zikaltërit për transferimin e tij nuk preferojnë formula huazimi, ndaj Roma duhet t’i blejë tërësisht shërbimet e kolumbianit, në të kundërtën të shohë për një zëvendësues tjetër.