Santiago Solari, trajner i Realit të Madridit: Kujtimet më të bukura të miat në futboll janë në Itali. Kam kaluar tre vite të mira te Interi, ishte periudhë e bukur. Mbaj mend që në Olimpico kam shënuar gol kundër Lazios, tifozët nuk reshtnin së kënduari. Por kjo është e shkuara. Tani jemi me përgjegjësi të tjera. Për sa i përket ndeshjes, duhet thënë se çdo takim është ndryshe dhe në Champions League na takon të performojmë ashtu sikurse bëjmë gjithmonë me maksimumin tonë. Reali i Madridit është skuadra më e fortë në histori sepse sa herë që bie ringrihet më e fortë dhe më fituese. Ramos dhe rasti doping?! Ai është një person i ndershëm, një emblemë e Realit dhe e futbollit në tërësi, dhe është detyrë e të gjithëve ne që ta mbrojmë, sidomos e juaja, që merreni me shtypin dhe që duhet ta gjeni dhe mbroni të vërtetën.
Dani Carvajal, mbrojtës i Realit të Madridit: Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, nga e cila presim shumë si ne ashtu edhe kundërshtari ynë. E pamë sezonin e shkuar se si Roma vajti në gjysmë-finale, duke luajtur fort në shtëpi. Për këtë duhet të mbetemi të fokusuar dhe të mos shfaqim kurrësesi frikë. Presim që ata të jenë më sulmues se sa ishin në Bernabeu, por ne duhet ta tregojmë në fushë dëshirën tonë për të fituar dhe se këto s’janë vetëm fjalë. Jemi në nëntor dhe ka plot kohë për t’i rregulluar gjërat nga sezoni që kemi pasur deri më tani. Nëse vazhdojmë me rezultate të mira atëherë pozitat tona do të ndryshojnë.