Klubi i Romës nuk ka vonuar të gjejë një portier për të zëvendësuar të larguarin Allison. Klubi verdhekuq ka nënshkruar me portierin suedez Robin Olsen. 11.5 milionë euro thuhet të jetë shuma që drejtuesit italianë kanë hedhur në arkat e skuadrës daneze të Copenhagen, që kishte në zotërim edhe kartonin e portierit. Olsen ishte një nga portierët që u dallua më shumë në botërorin e Rusisë, teksa ishte një nga njerëzit kryesorë të kombëtares suedeze në arritjen e fazës çerekfinale.
Kështu me afrimin e tij, Roma mbyll çështjen e gardianit të portës, e cila kishte mbetur pezull që pas largimit të brazilianit Allison drejt Liverpoolit për 75 milionë euro. Në mediat italiane tashmë thuhet se Monchi, njeriu i merkatos së Romës, do të fokusohet në përforcimin e skuadrës në reparte të tjera, në rast se nga klubi verdhekuq do të ketë largime të tjera si ajo e Nainggolan drejt Inter. Ndërsa mbetet ende temë diskutimi Edin Dzeko, i cili u përfol shumë për një largim të mundshëm nga kryeqyteti italian, por që me kalimin e kohës këto spekulime