Roma në merkato, Jose Mourinho kërkon një tjetër lojtar nga Premier League

Sport

Jose Mourinho nuk ndalet së kërkuari lojtarë nga Premier League, e më konkretisht nga Manchester United. Këtë herë bëhet fjalë për një mbrojtës qendre dhe ai është Eric Bailly. Takticieni portugez kërkon ta përforcojë ekipin në repartin e prapavijës dhe është I bindur se Bailly plotëson kriteret që ai dëshiron.

Futbollisti në fjalë dhe Jose Mourinho kanë punuar së bashku disa vite më parë në radhët e Manchester United, e kjo është pikërisht arsyeja që Special One kërkon të sigurojë shërbimet e mbrojtësit në fjalë.

Për momentin, ofertë konkrete nga Roma në drejtim të United nuk ka. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që në vijimësi, verdhekuqtë të trokasin me një propozim në dyert e 20 herë kampionëve të Premier League.

Bailly ka edhe dy vite kontratë më Manchester United. Duke u bazuar këtu në raportimet e mediave britanike, ish-lojtari I Villarreal, për momentin është I mendimit që të mos dorëzohet, por të luftojë për një vend titullari nën urdhërat e trajnerit Erik ten Hag. Megjithatë, për ta bërë një gjë të tillë, duhet të konkurojë me Raphael Varane, Harry Maguire, Lisandro Martinez, apo edhe Victor Lindelof.

Pra, duket jashtëzakonisht shumë e vështirë që Bailly të projektohet titullar me të kuqtë e Manchesterit. Kjo mund të jetë një arsye tepër e fortë që mbrojtësi të ndërrojë mendje, të paketojë valixhet dhe të zbarkojë në kryeqytetin italian, aty ku ka mundësinë të bashkohet edhe një herë tjetër me Jose Mourinhon.

Për momentin, vlera e kartonit të futbollistit nga Afrika Perëndimore, nuk cilësohet më tepër se 6 mln euro.