Roma, Nainggolan do të gjobitet, ndërsa nga Kina ofrojnë 40 milionë për të

Sport

Nainggolan

Komplikohet çështja Nainggolan te Roma. Mesfushori belg, i cili e ekzagjeroi me festimet gjatë natës së ndërrimit të viteve mund edhe të largohet nga verdhekuqtë. Lajmin e raporton Gazzetta dello Sport, që zbulon një interesim nga Kina të skuadrës së Fabio Cannavaros, Guangzhou Evergrande. 40 milionë euro thuhet të jetë oferta e parë, ndërsa tifozët e Romës nuk janë qetësuar ende nga zhgënjimi që shkaktoi 29-vjecari me komunikimet e tij në Instagram gjatë mbrëmjes së fundvitit. Nainggolan u shfaq në disa video live duke pirë alkool dhe duke tymosur cigare në ambiente festive. Videot e postuara prej tij dhe më pas të fshira, do t’i kushtojnë një gjobë që sipas Drejtorit Sportiv Monchi dhe trajnerit Di Francesco do jetë e njëjtë me atë të De Rossit kur goditi me grusht Lapadullan në ndeshjen me Genoan. Mesazhi është i qartë, te Roma nuk ka të parapëlqyer dhe kjo me gjasa mund t’i prishë ujërat në grup. Nainggolan ka një raport të mire me alkoolin dhe cigaret, ai shpesh është kritikaur për këtë, madje edhe në kombëtare. Nga kjo situatë që ka te Roma, Gazzetta Dello Sport thotë se do të përfitojë Guangzhou Evergrande. I ashtuquajturi Ninxha vlerësohet më shumë se 45 milionë euro, por 40 është oferta e parë, ndërkohë Sportmediaset raporton se agjenti i Nainggolan, Alessandro Beltrami, ka marrë telefonata nga drejtuesit e Romës për 20-vjecarin Bicolo Barella, gjithashtu mesfushor dhe nën përfaqësinë e agjentit të belgut, dicka që i ka komplikuar edhe më shumë gjërat. Për Barellan interesohen edhe Juventusi dhe Interi dhe përshtypja është se Roma po mendon që tani për alternativat post-Nainggolan.