Roma mendon për zëvendësuesin e Nainggolan

Sport

javier

Radja Nainggolan nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Interit dhe ky lajm nuk është pritur mirë nga tifozët e Romës. Megjithatë, për të qetësuar situatën e për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i belgut, drejtori sportiv i verdhekuqve, Monchi, thuhet se ka arritur të mbyllë me shpejtësi marrëveshjen për Javier Pastore. Argjentinasi pritet të prezantohet në kryeqytetin italian së shpejti, por afrimi i tij nuk do të jetë i vetmi në mesfushë.

radja
Tek Roma kanë menduar edhe për 2 emra të tjerë sa i përket këtij reparti. Emil Forsberg i Leipzig është një kandidat i fortë për t’u veshur verdhekuq. 26-vjeçari suedez është ndër lojtarët kryesorë të skuadrës gjermane dhe këtë sezon ka zhvilluar 33 ndeshje, ku ka shënuar 5 gola dhe ka shërbyer 4 asiste. Aktualisht ai është pjesë e Suedisë në botëror. Problemi i vetëm për transferimin e tij mund të bëhet pretendimi i Leipzig per kartonin e tij, të cilin e vlerëson rreth 30 milionë euro. Alternativa e Forsberg mendohet të jetë Hakim Ziyech. Futbollisti maroken ka zhvilluar një sezon fantastik me Ajaxin, dhe është aktualisht një nga lojtarët më të ndjekur në merkaton verore.