Roma, largimi i Strootman sjell mjaft reagime, detyrohet të ndërhyjë për sqarime Monchi

Sport

kevin str
Kthehet në një çështje tjetër largimi i Kevin Strootman nga Roma. E hëna ishte pa holandezin në fushë, çka u pa qartë se çfarë vështërsish i solli skuadrës kur Atalanta e përmbysi Romën për 10 minuta 3-1 në pjesën e parë. Por shtypi italian ishte i tëri i mbushur me deklaratat e 28-vjecarit se nuk kishte dashtur të largohej nga Olimpico. Pikërisht këto deklarata i kanë risjellë tifozerisë rastet e Nainggolan apo të Alisson, të cilët u larguan edhe pse vetë nuk kishin dëshirë të ndaheshin nga ngjyrat verdhekuqe. 25 milionë euro dhe një kontratë 5-vjecare me pagë 4,5 milionë, ishin pjesë të operacionit ekonomik që e dërguan Strootmanin te Olympique Marseille në Francë.

monchi kev

Atje holandezi ritakohet me ish-trajnerin e Romës, Rudi Garcian, pikërisht njeriun që e kërkoi më së shumti. Por reagimi i tifozëve fillimisht ishte tejet i zellshëm. “Të deshtëm edhe kur nuk dilje fare në fushë, ndërkohë që tani që u riaftësove, largohesh, përgëzime!” ishte ironia e drejtuar nga ultrasit që komplimentonin edhe drejtuesit. Por holandezi është justifikuar se ka qenë vetë klubi që e ka larguar duke nisur bisedimet me Marseille-ën. Drejtori Sportiv Monchi ka dalë duke folur për këtë situatë teksa ka thënë se askush s’e detyroi Strootmanin të pranonte largimin. “Ishte një zgjedhje që e pranuam të gjithë, kush largohet, largohet edhe se do vetë, jo vetëm ne si drejtues apo klub” ka thënë spanjolli. Roma e mbyll tashmë merkaton me arkëtime pozitive plus 15 milionë duke qenë e qetë edhe me “Fair-Play”-in financiar, por jo dhe aq e qetë kur vjen puna me marrëdhënien me tifozët.